Zbulohen detaje nga betimet e Taylor Swift dhe Travis Kelce në altar


Vetëm pak orë pasi Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, kanë nisur të dalin detaje nga ceremonia madhështore, ku morën pjesë rreth 1 mijë të ftuar, mes familjarëve, miqve dhe emrave të njohur.
Sipas të pranishmëve, një nga momentet më emocionuese të ceremonisë ishin betimet e çiftit.
Drejtori ekzekutiv i AMC, Adam Aron, i cili ishte mes të ftuarve, i përshkroi ato si “të gjata, argëtuese, personale, simpatike, emocionale, të guximshme dhe plot dashuri”

Në një postim të publikuar në rrjetin X, i cili më pas u fshi, Aron tregoi se Taylor dhe Travis folën për mënyrën se si u njohën, arsyet pse dëshirojnë ta kalojnë jetën së bashku, si edhe premtimet që i bënë njëri-tjetrit dhe familjeve të tyre për këtë kapitull të ri, shkruan DailyMail.
Ai zbuloi gjithashtu se ceremonia u zhvillua në Madison Square Garden të transformuar plotësisht, me dekor në nuanca pjeshke dhe të bardhë, si edhe fotografi të mëdha të çiftit nga fëmijëria dhe adoleshenca.

Sipas tij, Travis Kelce u shfaq me një smoking të bardhë, ndërsa Taylor Swift mahniti me një fustan nusërie të bardhë me bisht të gjatë dhe vello.
Pas ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në një pritje me temën “Kopshti Sekret”, ku nuk munguan performancat muzikore, dekori luksoz dhe atmosfera festive.
Adam Aron e cilësoi të gjithë organizimin si “gëzim të pastër dhe të vërtetë”, duke shtuar se në një botë plot përçarje, ceremonia ishte një dëshmi se dashuria mund të triumfojë mbi gjithçka. /Telegrafi/



















































