Media meksikane për artisten Donna Dafin: Zëri i ri i pop-it që duhet ta njihni

Këngëtarja Donna Dafi vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Kësaj radhe, platforma meksikane e artit, muzikës dhe kulturës “Pride in Mexico”, i ka kushtuar një publikim të veçantë, duke e prezantuar me titullin: “Donna Dafi, zëri i ri i pop-it që duhet ta njihni”.
Media meksikane veçon këngën “Prima Donna”, të cilën e përshkruan si një projekt sensual, tërheqës dhe thellësisht personal, që flet për të rënë në dashuri pa e humbur veten.
Duke përmendur rrënjët e saj gjermane, nigeriane dhe shqiptare, “Pride in Mexico” shkruan se Donna ndërthur pop-in bashkëkohor, elementet soul dhe një identitet të fuqishëm vizual, duke krijuar një koncept artistik që shkon përtej muzikës.
Publikimi përmbyllet me një vlerësim domethënës për artisten: “Donna Dafi sapo ka filluar ta shkruajë historinë e saj në muzikën pop”.
Ky publikim shënon një tjetër jehonë ndërkombëtare për Donna Dafin dhe zgjeron prezencën e saj përtej tregut shqiptar. /Telegrafi/



















































