eksperti ad

Hoteli ka 77 dhoma dhe i kushtoi 30 milionë euro.

Leo Messi është nisur pas hapave të Cristiano Ronaldos dhe ka blerë një hotel luksoz në qytezën Sitges, jo larg Barcelonës.


mesia 1

Për blerjen e këtij hoteli me 77 dhoma, argjentinasi ka paguar 30 milionë euro. Hoteli ka pamje fantastike nga tarraca, si dhe plazhin e afërt, ndërsa çmimi për një natë kushton rreth 250 euro.

Futbollisti argjentinas planifikon që në krye të hotelit të hap një klub nate, pronare e së cilës pritet të jetë Eva Longoria.

Aktorja tashmë ka disa klube të natës në Spanjë dhe Messi e sheh atë si personin ideal që do të udhëheqë hapësirën në krye të hotelit.

mesia 2

mesia 3