Paulo Dybala ishte vendimtar në ndeshjen e të mërkurës ndaj Napolit, ndërsa festoi në të njëjtën mënyrë si në vitin 2019 kur spekulohej për largimin e tij nga Juventusi.

La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport kanë raportuar se të gjithë lojtarët në fushë dhe ata rezervë e kishin uruar argjentinasin për golin e tij duke treguar afeksionin ndaj numrit 10.

La Joya u kthye pas mungesës së gjatë për shkak të lëndimit, ndërsa iu deshën pak minuta që ta shënonte golin që rezultoi i fitores në triumfin prej 2-1 kundër Partenopei.

Dybala në vitin 2021 (Foto: Screenshot/Twitter/Juniverse)

Ndërsa nëse analizohet mënyra si festoi duke vënë dorën mbi emblemën e Juves, ky ishte një mesazh se nuk planifikon të largohet.

Dybala kthehet pas një kohe te Juventusi, shënon super gol ndaj Napolit Dybala kthehet pas një kohe te Juventusi, shënon super gol ndaj Napolit

Në vitin 2019 ishin intensifikuar thashethemet se ai do të largohej nga Zonja e Vjetër dhe pas një goli që shënoi në një ndeshje miqësore ndaj Triestinas, sulmuesi festoi në të njëjtën mënyrë. Asokohe, Dybala e refuzoi transferimin te Manchester Unitedi.

Dybala në vitin 2019 (Foto: Screenshot/Twitter/Juniverse)

Edhe në javët e fundit janë shtuar spekulimet në mediat italiane se 27-vjeçari do të largohet këtë verë dhe se Bianconerët e kanë tërhequr marrëveshjen për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/