LAJMI I FUNDIT:

Memphis Depay gjithmonë e më afër largimit nga Barcelona, holandezi ka marrëveshje tashmë me Juventusin

Memphis Depay gjithmonë e më afër largimit nga Barcelona, holandezi ka marrëveshje tashmë me Juventusin

E ardhmja e Memphis Depay nuk është ende e vendosur, por për momentin ai ka më së shumti gjasa të largohet nga Barcelona.

Juventusi po bisedon me lojtarit dhe Barcelonës ditët e fundit, ndërsa janë intensifikuar kontaktet e tyre kohën e fundit.

Zonja e Vjetër dëshiron që Barcelona t’i ndërpresë kontratën dhe ta lejojë atë të largohet si transferim i lirë.

Memphis e di që nuk do të ketë shumë minuta në projektin e ri të Xavit, me ardhjen e Robert Lewandoqwski, Raphinhas dhe rinovimin e Ousmane Dembeles, prandaj ai po e shikon me sy të mirë një largim nga Camp Nou.

Largimi i tij, për më tepër, do të kursente një shumë të konsiderueshme parash për arkën e klubit dhe do të lehtësonte ndjeshëm faturën e shtrënguar të pagave. Ai është një largim i shumëpritur në zyrat e klubit të Barcelonës.

Juventusi nuk dëshiron të paguajë një tarifë transferimi për një lojtar që i ka mbetur edhe një vit në kontratë dhe që ata e dinë se ai është i gatshëm të largohet nga klubi i tij aktual.

Në Itali, në fakt, ka disa raportime se klubi tashmë ka arritur marrëveshje me ish- lojtarin e Lyonit dhe se ai do të nënshkruajë për dy sezone.

Tuttosport madje shkruan se ai do të marr 6 milionë euro në sezon.

Depay ka luajtur 38 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola në sezonin e fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori