Meghan Markle ‘dëshpërimisht’ donte ‘të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së 60-të të Barak Obamës, por nuk u përfshi në listën e mysafirëve, ka pohuar biografja e Princit Harry.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk morën pjesë në festën luksoze të organizuar nga ish-presidenti amerikan në Martha’s Vineyard të shtunën. Ai ftoi të famshmëm si: John Legend dhe Chrissy Teigen, mikun e Meghan, Gayle King, George Clooney, Jay-Z dhe Beyonce, shkruan DailyMail.

Dhe sipas ekspertes mbretërore dhe autores Angela Levin, e cila shkroi librin biografik të Princit Harry, mendohet se Barack dhe Michelle,të dy 57 vjeç, nuk e përfshinë kurrë Harryn, 36 vjeç dhe Meghanin, 40 vjeçe, në listën e 475 të ftuarve VIP.

Shënohet rritje e madhe e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, në ishullin ku Barack Obama organizoi ditëlindjen e tij të 60-të me të ftuar VIP Shënohet rritje e madhe e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, në ishullin ku Barack Obama organizoi ditëlindjen e tij të 60-të me të ftuar VIP

Angela tha për The Sun: “Më thanë që pavarësisht se pohoi se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë, Meghan dëshpërimisht donte të ishte mysafire speciale në festën mahnitëse të Obamës. Por fakti është se Harry dhe Meghan kurrë nuk ishin as në listën origjinale”.

Ndërkohë ajo shtoi se Çifti Obama donin të bënin një “hap prapa” nga çifti Sussex në respekt të Mbretëreshës.

“Unë jam i sigurt se nëse ata thonë se ne mund të merremi vetëm me një vëlla dhe gruan e tij – ju nuk mund t’i keni të dy sepse ata janë kaq larg tani – ata do të shkojnë drejt Williamit”.

“Çifti Obama qartë e konsideronin gjithmonë Harryn shumë, por jam i sigurt se ata mund të shohin përmes Meghanit”, shtoi ajo.

“Ata mund të qëndrojnë përreth, por nuk do të jenë aq miqësorë sa dikur”, shton biografja.

Çifti Obama u takuan për herë të parë me Madhërinë e saj në vitin 2009 në samitin e G20, dhe në vitin 2011 monarku i priti ata në një vizitë tre-ditore shtetërore.

Kur Duka i Edinburgut vdiq në prill, në moshën 99 -vjeçare, Obama postoi një dedikim në Twitter, duke shkruar: “Përmes shembullit të tij të jashtëzakonshëm, Lartësia e tij mbretërore Princi Philip vërtetoi se partneriteti i vërtetë ka vend si për ambicie ashtu edhe për vetëmohim – të gjitha në shërbim të diçkaje më të madhe”.

Gruaja e tij gjithashtu shkroi në Twitter: “Mendimet tona janë me Madhërinë e saj Mbretëreshën, familjen mbretërore dhe popullin britanik”.

Duke folur për Mbretëreshën, Michelle Obama e përshkroi atë si “mrekullisht të ngrohtë, qesharake, elegante dhe të sjellshme dhe të kujdesshme në mënyra vërtet interesante”.

Në vitin 2016, ata shijuan një darkë me Princin William dhe Kate Middleton në shtëpinë e tyre, ku u fotografuan duke takuar Princin George, atëherë tre vjeç, i cili ishte në pizhamet e tij gati për të fjetur, para se të darkonin.

Obama e tregoi publikisht mbështetjen e tij pas Çmimit ‘Earthchot’ që Princi William e fitoi në tetor, duke shkruar në Twitter: “Do të duhen shumë mendime dhe novacione të mëdha për të shpëtuar planetin që kemi-dhe kjo është arsyeja pse udhëheqja e Pallatit Kesington mbi ndryshimet klimatike mund të bëjë një ndryshim të vërtetë”.

Çifti Obama gjithashtu kanë një marrëdhënie të gjatë miqësie me Harryn, pasi u lidhën me të gjatë Lojërave të tij Invictus – për të cilat ata realizuan edhe një video për të ndihmuar në promovimin e tyre në vitin 2016.

Vitin tjetër Harry intervistoi Barackun në Toronto në programin “Today” të BBC Radio 4, gjatë së cilës ata diskutuan rreziqet e rrjeteve sociale dhe gërryerjen e ligjërimit civil.

Meghan gjithashtu vuri në dukje pjesëmarrjen në fjalimin e Michelle në Qendrën Southbank të Londrës në dhjetor të vitit 2018, me dy gra që thuhet se mblidheshin në prapaskenë për një “takim pushteti” për të diskutuar pasionin e tyre të përbashkët për edukimin e vajzave.

Pavarësisht se Meghan dhe Harry aktualisht janë në pushim prindëror pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre Lilibet në qershor, dukesha javën e kaluar përdori ditëlindjen e saj të 40-të si një mundësi për të nisur nismën e saj të re ‘40×40’, e krijuar për të inkurajuar gratë të kthehen në punë pas pandemisë.

Por, ndërsa një mori personash të famshëm – përfshirë Hillary Clinton – iu kërkua të mbështeste projektin, i cili u kërkon njerëzve të dhurojnë 40 minuta nga koha e tyre për mentorim, Çifti Obamas me sa duket nuk u ftuan të marrin pjesë.

Dhe Angela vëren se “duhet të jetë irrituese për Çiftin Obama” që koncepti është i ngjashëm me apelin e ditëlindjes së Barack Obamës i quajtur ‘60×60’, ku njerëzve iu kërkua të dhuronin 60 dollarë, apo edhe gjashtë dollarë, për një kauzë bamirësie.

Komentet vijnë pasi ekspertja mbretërore Camilla Tominey pohoi se mungesa “e dukshme” e Princit Harry dhe Meghan Markle në festën e 60 -vjetorit të Barack Obamës mund të jetë një shenjë se “marrëdhënia e tyre e veçantë” ka përfunduar.

Pavarësisht se Obama këmbënguli se kishte hequr nga lista e 500 mysafirë për shkak të përhapjes së variantit Indian Delta të Covid, një anëtar i stafit i tha DailyMail se 300 deri në 400 njerëz ishin të pranishëm në festën luksoze. /Telegrafi/