Mediat kroate: Kosova shpreson të hyjë në grup me Kroacinë?! (Foto)

Federata e Futbollit e Kosovës beson fuqishëm se pas pranimit që pritet të ndodh në mars të vitit të ardhshëm, Kosovës i është premtuar një vend në njërin nga dy grupet me pesë skuadra.
‘Sportske Novosti’, bazuar në shkrimet e fundit të mediave në Prishtinë, shkruan se Kosova shpreson të hyjë në grup me Kroacinë dhe për këtë thirret edhe në miqësinë që ka Fadil Vokrri me Davor Shukerin (anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s), përcjell GazetaOlle.com.
“A do të kemi edhe një rival në rrugën për ‘Rusi 2018’ apo kjo është vetëm eufori dhe utopi? Mos harroni, FIFA e bëri anëtare të saj Kroacinë në korrik të vitit 1992 dhe nuk e lejoi të marrë pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës të vitit 1994, duke dhënë shpjegimin se shorti për kualifikime është tërhequr”, shkruan sot ‘Sportske Novosti’.




















































