LAJMI I FUNDIT:

Max Allegri në listën e Real Madridit

Max Allegri në listën e Real Madridit

Real Madridi thuhet se po e konsideron seriozisht ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri si pasardhës të Zinedine Zidane këtë verë.

E ardhmja e trajnerit francez me Los Blancos duket e pasigurt, pasi raportimet e shumta nga Spanja, shkruajnë se ai do të zëvendësohet në fund të edicionit aktual.


Cadena SER shkruan se ish sulmuesi Raul Gonzalez, i cili aktualisht është trajner i Real Madrid Castilla, është opsioni i parë i klubit.

Si opsioni i dytë raportohet të jetë Massimiliano Allegri.

Sipas lajmeve ka udhëheqës të klubit që dëshirojnë të mbështeten tek një trajner më me përvojë dhe Allegri konsiderohet një fitues në taborin madrilen.

Ai shihet si një trajner i aftë i cili është në gjendje të menaxhojë dhomën e zhveshjes dhe presionin që vjen në këtë klub./Telegrafi/