LAJMI I FUNDIT:

Matthew Perry shpenzoi nëntë milionë euro për t’u tërhequr nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës

Matthew Perry shpenzoi nëntë milionë euro për t’u tërhequr nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës

Matthew Perry zbuloi se ka shpenzuar rreth nëntë milionë dollarë apo nëntë milionë euro gjatë jetës së tij për t’u tërhequr nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës.

Aktori i famshëm tregoi për New York Times se ishte 18 muaj esëll, gjatë kohës kur u transmetua “Friends” në maj të vitit 2021.

“Unë ndoshta kam shpenzuar nëntë milionë dollarë ose diçka ashtu duke u përpjekur të bëhem esëll”, vlerësoi ai.

Yjet e “Friends” (Foto: Getty Images)

53-vjeçari detajoi historinë e tij të gjatë me abuzimin e substancave, ku theksoi se ka qenë 14-vjeç kur filloi të pinte alkool, e që më pas u shndërrua në një varësi të plotë që përfundimisht do ta shkaktonte atë të vuante një frikë shëndetësore gati fatale në 2019.

“Mjekët i thanë familjes sime se kisha dy për qind mundësi për të jetuar”, tha ai më parë për revistën People për momentin kur i shpërtheu zorra e trashë.

Ylli i “Friends”, Matthew Perry zbulon betejën me drogën dhe alkoolin: Isha në prag të vdekjes
Lexo po ashtu Ylli i “Friends”, Matthew Perry zbulon betejën me drogën dhe alkoolin: Isha në prag të vdekjes

“Më vunë në një gjë të quajtur një makinë ECMO, e cila bën të gjithë frymëmarrjen për zemrën dhe mushkëritë tuaja. Askush nuk i mbijeton asaj”.

Matthew Perry (Foto: Instagram)

“Më duhej të prisja derisa të isha mjaft i kthjellët – dhe të largohesha nga sëmundja aktive e alkoolizmit dhe varësisë – për t’i shkruar të gjitha. Dhe gjëja kryesore ishte se isha shumë i sigurt se do t’i ndihmonte njerëzit”, tha aktori për People.

Gjatë kohës në “Friends”, ai pranoi se merrte 55 Vicodin në ditë dhe ishte me mbipeshë, por megjithatë ‘nuk dinte si të ndalonte’.

I njëjti shtoi se sëmundja ishte përkeqësuar dhe është u bë progresive gjatë viteve dhe vuri në dukje se shokët e tij të “Friends” ‘ishin mirëkuptues dhe ishin të duruar’ me të. /Telegrafi/

Matthew Perry (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori