LAJMI I FUNDIT:

Mascherano pajtohet plotësisht me idenë e Wengerit

Mascherano pajtohet plotësisht me idenë e Wengerit

Javier Mascherano ka deklaruar se është fuqishëm në favor të idesë së Kupës së Botës që zhvillohet çdo dy vjet.

Reklama

Ish-lojtari i Barcelonës ka ndjekur gjurmët e Arsene Wenger duke bërë thirrje që formati aktual i një periudhe katërvjeçare midis Kupave të Botës të përgjysmohet.

“Bota ka ndryshuar shumë dhe ajo lëviz shumë shpejt”, ka thënë Mascherano për EFE. Ato që ishin ciklet normale në të kaluarën nuk janë më të tilla. Unë besoj se katër vjet janë shumë të gjatë që të gjithë të presin për të parë ngjarjen më të bukur në botë”.

Mascherano vazhdoi duke nënvizuar një avantazh kryesor që ka futbolli ndërkombëtar ndaj futbollit të klubeve.

“Në të kaluarën, klubet lokale përfaqësonin vendet e tyre në një farë mënyre, sepse shumica e lojtarëve ishin nga ai vend”, vazhdoi Mascherano .

“Tani, veçanërisht në Evropë, nuk është më kështu, prandaj është në garat ndërkombëtare ku mund të gjejmë formën më të pastër të futbollit, futbollin ku asnjë skuadër nuk mund të blejë lojtarë nga një ekip tjetër, ku ne luajmë për familjet, miqtë tanë , nderi dhe vendi, dhe aty ku nuk ka kontrata të mëdha, paga ose transaksione të përfshira”.

Një nga argumentet kryesore kundër Kupës së Botës që zhvillohet çdo dy vjet është frika se do ta zhvlerësonte garën, por argjentinasi shpjegoi pse nuk do të ishte kështu.

“Unë e kuptoj se ka disa njerëz që mendojnë kështu, por besoj se kjo është sepse ka qenë gjithmonë kështu, është një mënyrë pak konservatore e të menduarit e cila besoj se është normale”, deklaroi Mascherano .

“Por, unë jam i bindur se kur të ndryshojë, shumë njerëz do të jenë aq të bindur prej tij sa do të pyesin pse nuk ka qenë gjithmonë kështu”.

“Nëse e shikojmë në mënyrë objektive, ne kemi turne vjetorë fantastikë si Liga e Kampionëve dhe Copa Libertadores të cilët nuk e humbin prestigjin e tyre edhe pse ato zhvillohen çdo vit”, ka shtuar me tej argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Ndërkombëtare
Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Ndërkombëtare
Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Premier League
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

La Liga
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

La Liga
Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Premier League
Kalo në kategori