LAJMI I FUNDIT:

Marotta: Allegrin e telefonuam për Inter, me të Juventusi për titull

Marotta: Allegrin e telefonuam për Inter, me të Juventusi për titull

Drejtori i Interit, Beppe Marotta e konfirmon se ishin në bisedime me Max Allegrin dhe Simone Inzaghi për të zëvendësuar Antonio Conten.

Ai foli për garën për titullin e kampionit me Juven dhe e vlerësoi lartë trajnerin italian të Zonjës së Vjetër.


“Juventusi ka një lider me shumë përvojë si Allegri dhe ai ushtroi një mentalitet të fortë në ekipin e tij. Me vështirësitë e tyre, përfshirë lëndimet, ata janë ende jashtëzakonisht konkurrues”.

“Sa për ne, ne duhet ta shohim këtë sfidë si motivim. Mediat po vazhdojnë vazhdimisht për përballjen e 4 shkurtit, por ne kemi parë që pikët humben ndaj skuadrave të mesit të tabelës, kështu që nuk besoj se ajo ndeshje do të jetë vendimtare për Scudetto”, deklaroi Marrota.

Drejtori i Interit, ka punuar me Allegrin te Juventusi, ndaj nuk e mohon se ky i fundit ishte një nga trajnerët të cilin e ka thirrur kur Conte njoftoi se po largohej nga Interi.

Marotta insiston se Juventusi është favorit për ta fituar Serie A-në
Lexo po ashtu Marotta insiston se Juventusi është favorit për ta fituar Serie A-në

“Ne duhej të kontaktonim trajnerët kur e dinim se do të kishte një ndryshim dhe shkuam për ata që ishin të lirë. Në atë kohë, ishin Allegri dhe Inzaghi, por ne jemi shumë krenarë që sollëm Inzaghin, me gjithë respektin e duhur për Allegrin”, deklaroi Marrota./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori