LAJMI I FUNDIT:

Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy bëhen prindër për herë të parë?

Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy bëhen prindër për herë të parë?
Foto: Instagram

Reperi Ghetto Geasy dhe prezantuesja Marina Vjollca thuhet se janë bërë prindër për herë të parë.

Ata kanë mirëpritur një vajzë, gjersa lajmi është bërë i ditur në bazë të disa raportimeve të Vip Magazine.al.


Siç shtojnë më tepër, e vogla e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.

Çifti kurorëzuan dashurinë me martesë rreth katër vite më parë në një ceremoni luksoze në Shqipëri.

Marina sjell imazhe të reja nga shtatzënia, thotë se mezi pret ardhjen e vajzës
Lexo po ashtu Marina sjell imazhe të reja nga shtatzënia, thotë se mezi pret ardhjen e vajzës

Pavarësisht se ishte në pritje të ëmbël, Marina nuk ka marrë asnjë ditë pushim nga projekti i saj televiziv duke u shfaqur çdo fundjavë në emisionin “Klanifornia”.

E njëjta pak kohë më parë debutoi suksesshëm në botën e biznesit duke sjellë në Shqipëri një prej markave më të suksesshme ndërkombëtare, Elisabete Franchie.

Sidoqoftë, nuk dihet akoma se si dyshja kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre.