Marina Vjollca është ndër moderatoret shqiptare më të dashura për publikun, ndërsa ajo vlerësohet edhe për dukjen e saj.

Bukuroshja e ekranit është duke i shijuar pushimet e zgjatura me partnerin e saj, Getoar Selimi, ndërsa vazhdon t’i mbajë të informuar fansat e saj për momentet e bukura që i kalon.

Biondja e famshme numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, ku gjatë kësaj vere ka publikuar fotografi nga pushimet, të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Të gjitha lajmet nga Marina Vjollca Të gjitha lajmet nga Marina Vjollca

Edhe gjatë kësaj fundjave, Marina ka vazhduar me postimin e imazheve nga vendet e bukura që ka vizituar, porse vet ajo është gjithmonë në plan të parë.

View this post on Instagram

Last day in Antigua 😢

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on Jul 7, 2019 at 11:49am PDT

Kujtojmë që prezantuesja dhe reperi Ghetto Geasy janë qe disa vite bashkë, ndërsa në shtator të vitit 2017 e kurorëzuan dashurinë tyre me martesë. /Telegrafi/