Real Madridi ka nxjerrë vetëm një barazim (1-1) si vendas ndaj Chelseat në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Finalisti do të vendoset në Stamford Bridge, ndërsa në prononcimin e tij për Movistar+, Marcelo ka thënë se atje do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër.

“Në gjysmën e dytë, kur filluam të bënim atë që deshëm të bënim, ishte krejtësisht lojë tjetër… Në gjysmën e dytë do të jetë ndryshe”, ka thënë mbrojtësi i krahut në fillim.

Real Madrid dhe Chelsea ndahen baras, do të vendos takimi i dytë në “Stamford Bridge” Real Madrid dhe Chelsea ndahen baras, do të vendos takimi i dytë në “Stamford Bridge”

Duke komentuar tempin e lojës dhe vuajtjen eventuale të Los Blancos, ka thënë: “Jo, ne nuk e zgjedhim tempin e lojës – ne duhet të jemi në gjendje të përshtatemi. Sot (e martë) ishte tjetër ndeshje, sikurse secila lojë, mirëpo jemi në pozitë të mirë para ndeshjes së kthimit”.

Karim Benzema shënoi sërish, ndërsa komenti i brazilianit ishte: “Jam shumë i lumtur për golin e Karim, por më e rëndësishmja është se u kthyem në lojë”.

Mesazhi për tifozët e Realit: “Po punojmë shumë dhe po përpiqemi të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë, ndërsa mesazhi për tifozët është që të na qëndrojnë prapa deri në fund”. /Telegrafi/