LAJMI I FUNDIT:

Marcelo mund të vazhdoj karrierën në MLS

Marcelo mund të vazhdoj karrierën në MLS

Mbrojtësi brazilian, Marcelo ka një ofertë për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit amerikan MLS.

Pas 14 viteve të kaluara te Real Madridi, e ardhmja e Marcelos nuk është e sigurt në Santiago Bernabeu.


32-vjeçari ka humbur vendin e titullarit dhe nuk po përdoret shumë nga trajneri Zinedine Zidane, që preferon Mendyn para tij.

Braziliani mund ta vazhdoj karrierën në MLS te Inter Miami që i ka bërë një ofertë.

Skuadra që ka pronar legjendën angleze David Beckham i ka ofruar kontratë tri vjeçare, por që ende nuk ka marrë përgjigje definitive nga braziliani.

Anësori këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me Realin, ku nuk ka shënuar asnjë gol, por ka asituar në katër të tillë për bashkëlojtarët.

Transferimi i tij në MLS mund të ndodh vetëm nëse braziliani shkëput kontratën me marrëveshje me Realin, pasi ajo është valide deri në qershor të vitti 2022.

Vlen të theksohet se Inter Miami po drejtohet nga ish-futbollisti anglez Phil Neville, derisa në radhët e veta kjo skuadër ka emra të njohur si Gonzalo Higuain, Ryan Shawcross, Blaise Matuidi apo Rodolfo Pizarro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori