LAJMI I FUNDIT:

Man Utd – Arsenal, formacioni i mundshëm i derbit të madh anglez

Man Utd – Arsenal, formacioni i mundshëm i derbit të madh anglez
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Jesse Lingard of Manchester United scores his teams second goal during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on December 2, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Manchester United dhe Arsenal do të përballen me njëra tjetrën në javën e 36-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq thuajse kanë siguruar Ligën e Kampionëve dhe do t’i mjaftonte fitorja e sotme për ta bërë një gjë të tillë edhe matematikisht.


Arsenali si gjysmëfinalist të Ligës së Evropës do të futën në këtë ndeshje pa ndonjë presion të madh pasi mendjen e kanë tek ndeshja e dytë me Atletico Madrid.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ këtë edicion, ishin Djajtë e Kuq që kishin triumfuar me rezultat 1-3.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pushuar disa nga titullarët duke i ruajtur për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Formacionet e mundshme:

Man UTD: De Gea, Valencia, Smalling, Jones, Young, Matic, Herrera, Pogba,Lingard, Sanchez, Lukaku.

Arsenal: Cech, Chambers, Mustafi, Holding, Kolasinac, Xhaka, Wilshere, Willock, Iwobi, Welbeck, Aubameyang. /Telegrafi/