Manchester Unitedi humbi nga Barcelona me rezultat 0-1 në Old Trafford në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Goli i vetëm në këtë ndeshje ishte autogoli nga Luke Shaw, kështu mbrojtësi anglez së bashku me Romelu Lukakun ishin lojtarët më notën më të vogël te vendasit.

Më i miri te Djajtë e Kuq ishte Scott McTominay, por me notë të lartë u vlerësuan edhe David de Gea, Chris Smalling, Victor Lindelof dhe Diogo Dalot.

Fred në tentim për të larguar topin nga Messi (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Te Barcelona më i miri ishte Gerard Pique, në nivel ishin edhe Nelson Semedo, Jordi Alba dhe Lionel Messi.

Ai që dëshpëroi paksa ishte Luis Suarez, ndërsa ndeshja e kthimit luhet në Camp Nou më 16 prill. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Man Utd:

Notat e lojtarëve të Barcelonës: