LAJMI I FUNDIT:

‘Mallkimi i Drake’ është larguar zyrtarisht, të dhënat vërtetojnë se nuk është ashtu siç duket

‘Mallkimi i Drake’ është larguar zyrtarisht, të dhënat vërtetojnë se nuk është ashtu siç duket

‘Mallkimi i Drake’ është larguar zyrtarisht, me të dhënat që sugjerojnë se reperi kanadez nuk është më në listën e personave që sjell fat të keq kur realizohet një fotografi me ndonjë lojtar.

Vitet e fundit, katër herë fituesi i çmimit Grammy është bërë një sensacion në rrjetet sociale për një arsye sa qesharake, aq edhe të çuditshme dhe përfundoi duke u fajësuar për rezultatet në një mori sportesh të ndryshme.


E thënë thjesht, u shfaq një trend ku Drake do të pozonte me një sportist dhe më pas ata do të humbnin pothuajse patjetër ndeshjen e tyre të radhës.

Tyson Fury thyen ‘mallkimin e Drake’, pasi shkatërroi Deontay Wilderin
Lexo po ashtu Tyson Fury thyen ‘mallkimin e Drake’, pasi shkatërroi Deontay Wilderin

Drake u fotografua me Conor McGregor para luftës së tij për titullin e peshës së lehtë UFC 229 me Khabib Nurmagomedov dhe irlandezin u mposht.

Serena Williams, një nga tenistet më të mëdha të të gjitha kohërave, humbi nga Roberta Vincin në gjysmëfinalen e hapur të SHBA-së – ndërsa ‘Drizzy’ u fotografua gjithashtu me Anthony Joshua para se të pësonte një humbje shokuese për titullin botëror në peshën e rëndë nga Andy Ruiz Jr në New York në qershor 2019.

Jadon Sancho dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë prekur të dy nga ‘mallkimi’, ndërsa Drake u përmend gjithashtu si faktori kryesor në humbjen e Alabama nga Clemson në futbollin e kolegjit dhe humbjet e Golden State Warriors.

Imazhi: PA

Por, informacionet e reja nga OLBG kanë treguar se yjet e futbollit kryesisht bekohen sesa mallkohen nga një fotografi me reperin.

Komuniteti i basteve sportive ka arritur në përfundimin se mallkimi nuk është i vërtetë pasi vetëm 31 për qind e lojtarëve humbasin ndeshjen e tyre të radhës pas takimit me Drake – me 69 për qind që shijojnë fitoren.

Ata shikuan 13 lojtarë në total nga një sërë klubesh dhe ligash. Në prill të vitit 2012, Didier Drogba dhe Frank Lampard u takuan me Drake ditë të ndryshme në raste të ndara, por të dy fituan ndeshjet e tyre të radhës në Chelsea kundër Benficas dhe Wiganit përkatësisht.

Joshua i ndalon takimet me Drake para meçit shkak i "mallkimit"
Lexo po ashtu Joshua i ndalon takimet me Drake para meçit shkak i "mallkimit"

Mario Balotelli, Marcelo, Layvin Kurzawa dhe Wilfried Zaha ishin katër lojtarët që shijuan të gjithë humbjen pasi u takuan me të.

Të tillë si Neymar, Paul Pogba, Daniel Sturridge dhe Sergio Aguero fituan të gjithë ashtu si edhe bashkatdhetari i Drake, Alphonso Davies, që ëahtë më i fundit në listë në tetorin e vitit të kaluar.

Këtu është lista e plotë:

Didier Drogba – Prill 2012 – Chelsea – fitore 2-1 kundër Benfica

Frank Lampard – Prill 2012 – Chelsea – fitore 2-1 kundër Wigan

Mario Balotelli – Prill 2012 – Man City – Humbje 1-0 kundër Arsenalit

Marcelo – Shtator 2014 – Real Madrid – Humbje 2-1 kundër Atletico Madrid

Neymar – Shtator 2014 – Barcelona – Fitorja 2-0 kundër Athletic Bilbao

Paul Pogba – Gusht 2016 – Man United – fitore 2-1 kundër Leicester City

Të gjithë lojtarët e Romës e kanë të ndaluar të fotografohen me reperin Drake – ‘mallkimi’ që sjell ai është i frikshëm dhe humbja është e sigurt
Lexo po ashtu Të gjithë lojtarët e Romës e kanë të ndaluar të fotografohen me reperin Drake – ‘mallkimi’ që sjell ai është i frikshëm dhe humbja është e sigurt

Daniel Sturridge – Shkurt 2017 – Fitorja 2-0 kundër Spurs

Sergio Aguero – Mars 2019 – Fitorja 3-2 kundër Swansea

Pierre-Emerick Aubameyang – Prill 2019 – Arsenal – Fitorja 2-0 kundër Napolit

Layvin Kurzawa – Prill 2019 – PSG – Humbje 5-1 kundër Lille

Wilfried Zaha – Prill 2019 – Crystal Palace – Humbje 3-1 ndaj Man City

Jadon Sancho – Qershor 2020 – Borussia Dortmund – Fitorja 1-0 kundër Fortuna Dusseldorf

Alphonso Davies – Tetor 2021 – Bayern Munich – Fitorja 5-1 kundër Bayer Leverkusen. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori