LAJMI I FUNDIT:

Malisheva e mbyll sezonin me fitore ndaj Llapit

Malisheva e mbyll sezonin me fitore ndaj Llapit

Malisheva e ka mbyllur sezonin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës me fitore 3-2 ndaj Llapit.

Ndeshjen më mirë e nisën malishevasit, që filluan të rrezikonin portën mysafire, por pa arritur të kalojnë herë në epërsi.


Kur Llapi filloi të bënte lojën e tyre, pasoi edhe goli i tyre i epërsisë i shënuar përmes Drilon Fazliut në minutën e 27-të.

Mirëpo, vendasit i barazuan shifrat nëpërmjet Ilir Mustafës (39’), me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë, Malisheva ishte edhe më dominuese, duke shënuar dy gola, por që pranuan një tjetër.

Me të nisur pjesa e dytë, Ronald Sobowale e përmbysi rezultatin për 2-1, me golin e shënuar në minutën e 49-të.

Për një epërsi më komode të Malishevës u përkujdes Bleart Tolaj, që realizoi për 3-1 në minutën e 64-të.

Por, Llapi ia doli të ngushtonte epërsinë e vendasve, duke shënuar nëpërmjet Erjon Morinës (75′) për rezultatin 3-2.

Skuadra nga Podujeva pati mundësinë që të barazonte rezultatin, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Ilir Krasniqi në minutën e 90+6-të, duke humbur mundësinë për një pikë.

Malisheva e mbyll këtë sezon në vendin e gjashtë me 46 pikë, ndërsa Llapi në të shtatin me 43 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori