Malaj pret ftesë nga Bunjaku ose De Biasi

Malaj luan sezonin e parë me klubin më të suksesshëm shqiptar. Argjendi në një intervistë për KosovaPress, është shprehur i kënaqur me rezultatet e Tiranës në këtë kampionat. Malaj synon që me Tiranën ta fitojë titullin e kampionit.
“Është sezoni i parë në Tiranë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e Tiranës, kurse te miat shpresoj se do të jap më shumë nga vetja dhe mendoj se mund të jap edhe më shumë”.
“Në garë janë katër ekipet që jemi lart dhe jemi afër me pikë, por unë kam ardhur në Tiranë që dal kampion dhe shpresoj se do të dalim kampion”, ka thënë Malaj.

Nga
Telegrafi
22/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































