Makolli: Pranimin i Kik-Boksit të Kosovës në WAKO Evropa, vendim i duhur

Kreu i Federatës së Kik-boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, i ka thënë KosovaPress-it se pranimi i Federatës sonë në WAKO Evropa, është një vendim i duhur dhe shumë i rëndësishëm për kik-boksierët tonë.
Sipas Makollit, pranimi i Federatës së Kik-Boksit në WAKO Evropa, i hap rrugën kik-boksierëve tonë që të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.
Makolli thotë se pranimi i Federatës së Kik-Boksit është një motiv edhe me i madh për sportistët e Kosovës.
“Dihet se pranimi i Federatës sonë në Federatën evropiane i ka paraprirë një punë e madhe që është bërë në këtë drejtim”, ka thënë Makolli.
“Sigurisht se ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, e sidomos për kik-boksierët tona që tani kanë dhe më shumë mundësi të tregojnë vlerat e tyre në garat ndërkombëtar. Pranimi i Federatës është një motiv shtese për kik-boksierët në të gjitha aspektet. Jam i bindur se rezultat e sportistëve tonë tani do të jenë edhe më të mëdha”, ka theksuar Makolli, i cili ndodhet në Turqi, ku është duke u mbajtur mbledhja e Bordi Ekzekutiv i WAKO Evropa.



















































