Xhudistet e Kosovës po përgatiten maksimalisht për Kampionatin Botëror në xhudo që zhvillohet nga 24-30 gusht në Astana të Kazakistanit. Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se përgatitjet kanë rrjedhur mjaft mirë dhe tani do të punojmë më shumë në Pejë derisa të nisen për në Astana.

Për në botëror pritet të marrin pjesë me tri xhudiste, kampionia e dyfishtë e botës, Majlinda Kelmendi (52 kg), pastaj Nora Gjakova (57 kg) dhe Distria Krasniqi (52 kg). Kuka tregon për formën e Majlindës dhe të dy xhudisteve tjera. “Atmosfera e mirë është sivjet.


Presim paraqitje të mirë. Shpresoj që Majlinda do të jetë në formë, sepse ende s’ka arritur aty ku unë dëshiroj. Do t’i bëjmë edhe disa kontrolle dhe pas disa ditësh do të vendosi a do të merr pjesë apo do të tempoj formën për Rio 2016”, tha Kuka.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi në Kampionatin Botëror, mbase Majlinda ende është në dyshim, çfarë pret në këtë ngjarje të madhe? “Pres short të mirë”, përgjigjet Kuka.

“Kemi stërvitur edhe në Slloveni, ku kushtet ishin perfekte”, tha ai. Distria Krasniqi është në formë të mirë, por ku do të garojë ajo më shumë në kategorinë 48 a 52 kg? “Ajo është në 52 kg për fat të keq. Ende nuk po arrin t’i bjerë në kategori me të ulët, ku është dëshira ime”, ka thënë Kuka. Kur pritet të vendoset se do të shkojë apo jo Majlinda në Botëror? “Afërsisht dy-tre ditë para garave”, tha Kuka. Xhudistet po stërvitet me ritëm të shtuar që të janë gati në çdo aspekt.

“Tash jemi ne fazën specifike, ndërsa deri tash intensiteti ka qenë shumë i lartë. Të shpresojmë në më të mirën dhe gëzon fakti që sivjet se kemi ndier aspak mungesën e Majlindës për rezultate që kulmoj me medaljen e Norës në Baku”, thotë Kuka.
 

telegrafi sport app