ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Madridi dhe Baku janë qytetet e vetme në garë për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve së vitit 2019, ka konfirmuar Federata Evropiane e Futbollit.

Afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave ishte 27 janari dhe këto dy qytete kanë konkurruar me stadiumin olimpik të Azerbajxhanit dhe spanjollët me të Atletico Madridit.


Azerbajxhani, i cili shtrihet në veri të Iranit, nuk ka pritur finalen e konkursit më parë dhe kurrë nuk ka pasur një klub që ka arritur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndërsa anëtare e UEFA-s është bërë në vitin 1994.

Madrid, nga ana tjetër, është një nga qytetet e mëdha të Ligës së Kampionëve. Real Madrid ka fituar një 11 herë titullin e kësaj gare, ndërsa Atletico është klubi i vetëm që ka arritur në finale tre herë dhe nuk e ka ngritur trofeun asnjëherë. /Telegrafi/

Stadiumi Vicente Calderon 

atletico 3

atletico 1

atletico 2

Stadiumi olimpik i Azerbajxhanit

azer 2

azer 4

azer 3

telegrafi sport app