LAJMI I FUNDIT:

Madonna planifikon lidhje afatgjate me të dashurin 25 vjeçar

Madonna planifikon lidhje afatgjate me të dashurin 25 vjeçar
Madonna (Foto: Michael Loccisano/Getty Images for MTV/Guliver)

Madonna tashmë po planifikon një të ardhme me të dashurin e saj të ri, Ahlamalik Williams, i cili është 36-vjeç më i ri, thonë prindërit e tij.

Laurie dhe Drue Williams u hapën për lidhjen e djalit të tyre me këngëtaren 61-vjeçaren në një intervistë për gazetën Daily Mirror të Britanisë dhe insistuan që autorja e hitit “Material Girl” është në lidhje serioze me balerinin 25 vjeçar.


Madonna spekulohet se është në lidhje me balerinin 36 vjet më të ri
Lexo po ashtu Madonna spekulohet se është në lidhje me balerinin 36 vjet më të ri

“Madonna vazhdon të kujdeset për djalin tonë. Ajo tha se ai është inteligjent dhe shumë i talentuar. Ajo na tha që është shumë e dashuruar dhe se ne nuk kishim asgjë për t’u shqetësuar pasi ajo do të kujdesej për të”, ka thënë Drue, citon KosovaPress.

Madonna (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Babai i valltarit gjithashtu insistoi që ai nuk shqetësohet për diferencën e moshës ndërmjet të birit të tij dhe këngëtares së zhanrit të muzikës pop.

“Unë mendoj se ata po takohen që një vit dhe ishin seriozë në fillimin e turneut të fundit, Madame X”, ka shtuar ai.

Ahlamalik me sa duket e prezantoi të dashurën e tij me prindërit e tij në shtator, dhe ata zbuluan se ai kishte takuar tashmë gjashtë fëmijët e yllit të “Ray of Light” në disa raste.

Fundjavën e kaluar, çifti u vërejt duke pushuar në pushime në Majami, Florida, pasi këngëtarja po bën pushim nga turneu i saj global Madame X, i cili debuton në Evropë muajin tjetër.