LAJMI I FUNDIT:

Madonna feston ditëlindjen e 60-të duke i ndihmuar fëmijët në Malawi

Madonna feston ditëlindjen e 60-të duke i ndihmuar fëmijët në Malawi
Madonna (Foto: Getty Images)

Madonna ka ndërmarrë një aksion bamirës për të ndihmuar jetimët dhe fëmijët tjerë në Malawi.

Secili dollar i dhënë do të shkojë drejtpërdrejt për ushqim, shkolla, uniforma dhe shëndetësi – ndërsa ky aktivitet i saj është ndërmarrë në kuadër të festimit të ditëlindjes së 60-të të Mbretëreshës së muzikës pop.


Në një prononcim për AP, këngëtarja ka thënë se për këtë aksion është bashkuar me Facebookun dhe do të zgjasë deri më 31 gusht.

Lajmet për Madonnan
Lexo po ashtu Lajmet për Madonnan

Dhurimet e tyre fansat mund t’i bëjnë drejtpërdrejt në faqen e Madonnas në Facebook ose të nisin iniciativa personale për grumbullimin e mjeteve në këtë rrjet social.

Madonna (Foto: Getty Images)

Fondet e grumbulluara do t’i jepen Fondacionit Raising Malawi, ndërsa kompania Ripple ka premtuar të japë shumën e njëjtë të parave për çdo donacion.

Ikona e muzikës pop, e cila i ka adoptuar katër fëmijë nga Malawi, është themeluese e Fondacionit Raising Malawi që ndihmon në zgjidhjen e problemeve të varfërisë dhe vështirësive që kalojnë fëmijët varfër dhe jetimët në atë vend.

Madonna Louise Ciccone ka lindur më 16 gusht të vitit 1958 dhe krahas të qenit këngëtare, është edhe kompozitore, aktore dhe sipërmarrëse e suksesshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori