Peja ka zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm dhe ai është Danijel Lutz.

Sipas ‘TV Dukagjinit’, Lutz tashmë ka zgjedhur lojtarët e huaj të cilët pritet të djersitin fanellën e pejanëve këtë edicion, transmeton Telegrafi.


Peja pritet që me 1 shtator të filloj përgatitjet për sezonin e ri ndërsa është duke negociuar me Fisnik Rugovën dhe Alban Veselin, për vazhdimin e kontratës edhe për këtë edicion.

Peja do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës për shkak të dënimit të marrë nga FBK-ja, por njëherazi do ta përfaqësoj Kosovën edhe në Ballkan Ligë. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app