Pas ndeshjes trajneri i mirënjohur kosovar deklaroi se fitorja e ekipit të tij ishte me plot meritë, pasi nuk i lejuan kundërshtarit të krijoj as një rast të rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

“Gashi ka lënë mbresa të mira edhe gjatë fazës përgatitore. Ai është një talent që ka të ardhme”.


“Me golin e shënuar sot nga Gashi i fituam tri pikë. E rëndësishme është që kemi funksionuar si një ekip e bashkime nga minuta e parë deri në të fundit”.

“Nuk e kemi lejuar kundërshtarin të krijoj asnjë rast për gol, dhe kjo është shumë mirë. Djemtë kanë dhënë 100% nga vetja dhe kjo më bënë të lumtur”.

“Ne nuk flasim para kohe, si disa skuadra tjera por tregoi fusha se kush jemi. Titullin nuk e kemi si qëllim kryesor pasi synojmë të tregojmë ndeshje të mira”, tha Lushtaku për ‘SuperSport Kosovën’, pas ndeshjes./ Telegrafi/

telegrafi sport app