Anësori fantastik, i cili ishte lojtari më i mirë në Kosovë në stinorin vjeshtor, ka kompletuar transferimin e tij tek ‘Minatorët’, me të vetmin qëllim, që të fitoj titullin e kampionit, transmeton Telegrafi.

“Ekipi është i kompletuar dhe po përgatitemi sa më mirë në Ulqin. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha Lushtaku për Telegrafin.


“Ne jemi një klub shumë i organizuar ku synojmë të fitojmë trofe. Nuk do të japin 100% nga vetja jonë, por 150% për ta arritur titullin e kampionit”, vazhdoi tutje Lushtaku, i cili me dy partnerët tjerë të sulmit Berat Hysenin dhe Blerand Kurtishajn e formojnë sulmin më të rrezikshëm në Kosovë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app