Anësori Kreshnik Lushtaku, mund të bëhet pjesë e Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton Telegrafi.

20 - vjeçari kosovar u provua disa ditë me Kukësin, ku luan edhe vëllai i tij, Kushtrimi, por në fund ai nuk gjeti akordin me drejtuesit verilindorë. Marrëveshja nuk u arrit, për faktin se në atë sektor te Kukësi luajnë disa lojtarë.


Mirëpo, zërat e fundit bëjnë me dije se lojtari i Drenicës mund të bëhet pjesë e të kuqve të kryeqytetit. Kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, kështu që shumë shpejt do të mësohet dhe e ardhmja a 20-vjeçarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app