LAJMI I FUNDIT:

Lumi B flet për “Simpatinë”, si lindi ideja e bashkëpunimit me Dhuratën dhe sa është i kënaqur me suksesin? (Video)

Lumi B flet për “Simpatinë”, si lindi ideja e bashkëpunimit me Dhuratën dhe sa është i kënaqur me suksesin? (Video)

Reperi i njohur Lumi B dhe këngëtarja Dhurata Dora kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Simpatia”, një remiks i këngës shumë të njohur që këndohej dikur nga Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi

Në një intervistë për Telegrafin, reperi Lumi B tregon se si lindi ideja për këtë bashkëpunim me Dhuratën, e që më pas rezultoi të ishte shumë i suksesshëm.


“Bashkëpunimi lindi spontanisht. Ideja ishte e përbashkët me producentin Big Bang, menduam se Dhurata ishte e duhura për të kënduar atë refren të këngës, të cilën e kemi dëgjuar të gjithë para 20 viteve, kështu kemi menduar që pritet mirë dhe në fakt ashtu rezultoi. Sollëm një remiks i cili u prit mirë nga fansat”, u shpreh Lumi B për Telegrafin.

Por, sa ishin dakord dhe çfarë thanë ata që e kënduan këtë këngë para 20 viteve (Edona dhe Memli)?

“Memli dhe Edona e kanë pritur shumë mirë, ju pëlqeu ideja që bëmë një realizim të tillë. Edona ka reaguar edhe në Facebook, të cilën e falënderoj për përkrahjen, gjithashtu falënderojmë Naim Krasniqi që na ka dhënë të drejtën e këngës, dhe sigurisht Memlin që gjithashtu e priti mirë”, shton më tej reperi.

Intervistë: Dhurata Dora flet rreth bashkëpunimit me Lumi B, për këngën 'Simpatia'
Lexo po ashtu Intervistë: Dhurata Dora flet rreth bashkëpunimit me Lumi B, për këngën 'Simpatia'

Në vazhdimin e bisedës, Lumi flet edhe për suksesin që shënoi kënga që në momentet e para, e që vazhdimisht po vazhdon të pëlqehet dhe suportohet nga fansat.

“Kënga ka arritur mbi 1.3 milion klikime në kanalin YouTube, por më e rëndësishmja është që po e dëgjojmë kudo, fansat e kanë pëlqyer dhe vazhdimisht po na shkruajnë dhe po na komplimentojnë”, tha Lumi B.

Lumi B dhe Dhurata Dora

Ndërkohë sezona e verës e cila është më e ngarkuar për estradën, duket se e tillë do të jetë edhe për reperin.

Për Telegrafin, Lumi B tregon se do të jetë mjaft i angazhuar me mbrëmje të ndryshme, gjersa nuk do të mungojnë edhe projektet e reja.

“Aktualisht po shijojmë suksesin e ‘Simpatisë’, por sigurisht që vera është një sezonë i gjatë dhe i ngarkuar me punë. Do të jem shumë aktivë me koncerte, ndërsa gjithashtu do të sjell edhe projekte të reja”, përfundoi Lumi B. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori