LAJMI I FUNDIT:

Lumbardh Dellova me dy çmime, “Mbrojtësi i vitit” dhe “Më i miri nga lexuesit e Telegrafit”

Lumbardh Dellova me dy çmime, “Mbrojtësi i vitit” dhe “Më i miri nga lexuesit e Telegrafit”

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Telegrafi Sport duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm për futbollin vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.



Lumbardh Dellova – “Mbrojtësi më i mirë i vitit” dhe “Lojtari më i miri i vitit nga lexuesit e Telegrafit”

Mbrojtësi i Ballkanit, ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit, ku fal paraqitjeve të tij, vazhdon të marr ftesa nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku edhe ka debutuar duke zhvilluar tri ndeshje shumë të mira në vitin 2023.

24-vjeçari ka luajtur në disa pozita këtë vit, nga qendra e mesfushës, te qendra e mbrojtjes, duke treguar se është një prej lojtarëve më të mirë me lojën me këmbë në Kosovës.

Mbrojtës i vitit, Lumbardh Dellova dhe gazetari Betim Zeqiri

Dellova gjatë vitit 2023 ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ka fituar edhe çmimin “Më i miri nga lexuesit” për vitin 2023, çmim i cili dhurohet për herë të dytë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi.

Në këtë sondazh ku ishin plot 20 futbollistë, pati mbi 10,000 vota apo më saktësisht plot 10,290 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.

Fitues i çmimit “më i miri nga lexuesit” ishte mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, i cili fitoi 21 për qind të vota të përgjithshme.

“Më i miri nga lexuesit e Telegrafit”, Lumbardh Dellova dhe gazetarja Egozona Shigjeqi

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori