LAJMI I FUNDIT:

Luiza Gega nuk zhgënjen, siguron finalen e Kampionatit Evropian në garën e 3000 metrave

Luiza Gega nuk zhgënjen, siguron finalen e Kampionatit Evropian në garën e 3000 metrave
Luiza Gega

Luiza Gega ka vazhduar me sukseset e saj në atletikë, apo më saktë në garat e vrapimit.

Atletja Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës, garë e cila do të zhvillohet ditën e diel në Berlin.


Kampionia shqiptare e pistës ka garuar sot në bateritë eliminatore të kësaj disipline, duke u renditur e dyta në Baterinë B, por koha e saj ishte e dyta edhe në renditjen e përgjithshme.

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj fitojnë medaljet e arta në kampionatin ballkanik në atletikë  
Lexo po ashtu Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj fitojnë medaljet e arta në kampionatin ballkanik në atletikë  

Gega dha kohën 9’33”11, duke u renditur pas zviceranes Fabienne Schlumpf (9’32”32), përcjell Gazetashqip.

Në total, në dy bateritë eliminatore të garës së 3000m/p ishin regjistruar 33 atlete dhe në fund 15 atlete shkuan në finale e mes tyre është edhe Luiza Gega.

Luiza Gega

Një paraqitje e shkëlqyer e atletes kuqezi, që konfirmoi momentin e mirë që po kalon, pas triumfit dhe medaljes së artë të marrë një muaj më parë në Lojërat Mesdhetare në këtë disiplinë.

Luiza Gega është pretendente për të fituar medalje në këtë ngjarje Evropiane.

Finalja do të zhvillohet ditën e diel (ora 20:55).

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori