LAJMI I FUNDIT:

Luiz tregon arsyen pse braktisi Chelsean për Arsenalin

Luiz tregon arsyen pse braktisi Chelsean për Arsenalin

David Luiz thotë se nuk ka mundur ta humb mundësinë që t’i bashkohet Arsenalit.

Topçinjtë paguan 10 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin brazilian nga rivalët lokal, Chelsea.

Duke folur për uebfaqen e e klubit, Luiz tha “është një klub i madh – jo vetëm në Angli, por mbarë bota e dinë se sa i madh është Arsenali”.

“Kur më erdhi mundësia që të transferohem në këtë lloj klubi të madh, më duhej ta shfrytëzoja. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, shtoi reprezentuesi i Brazilit.

I pyetur në lidhje me vendimin për të ndërruar klubet në Londër, Luiz shtoi “Cikli im mbaroi atje. Ishte një bisedë midis meje dhe Chelseat. Mu dha mundësia që të vijë në një klub tjetër të madh. Në jetën time, mua gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat. Unë nuk kam frikë fare të provoj gjërat”.

“Unë mendoj se jo shumë lojtarë do të bënin këtë veprim, ata ndoshta do të trembeshin, ose diçka e tillë. Unë thjesht përpiqem të bëj gjëra të mëdha në jetën time, kështu siç thashë, cikli im në Chelsea mbaroi dhe tani Jam i entuziazmuar që filloj një kapitull të ri të jetës sime këtu”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori