LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka përgëzuar Barcelonën për fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas tij gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.

Barcelona fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim te PSG, duke marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese pas dy jave.


Megjithatë, sipas trajneri spanjoll të PSG-së, Enrique, ndeshja e dytë do të jetë një ‘luftë’, ku do të vendoset gjithçka.

Spektakël, dramë dhe rikthime në rezultat – Barcelona del e buzëqeshur nga udhëtimi në Paris
Lexo po ashtu Spektakël, dramë dhe rikthime në rezultat – Barcelona del e buzëqeshur nga udhëtimi në Paris

“Dua të përgëzoj Barcelonën për ndeshjen që ka luajtur kundër PSG-së. Mund të kishim arritur një rezultat tjetër, por tani po mendojmë të rikthehemi në ndeshjen e dytë”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Unë nuk kam asnjë dyshim për aftësinë tonë për t’u rikthyer në ndeshjen e dytë. Ne luajmë jashtë shtëpisë në të njëjtën mënyrë si në shtëpi”.

“E kuptoj nëse njerëzit duan të vijnë këtu dhe të shkatërrojnë gjithçka, por nuk është kështu për mua. Do të ketë luftë në Barcelonë”, përfundoi trajneri i parisienëve.

"Moment krenarie, por Parisi mbetet favorit" - fjalët e Xavit pas fitores së Barcelonës
Lexo po ashtu "Moment krenarie, por Parisi mbetet favorit" - fjalët e Xavit pas fitores së Barcelonës

Sigurisht, PSG është ende në lojë. Barça duhet të ruajë gjakftohtësinë dhe të luajë ndeshjen e dytë sikur të mos ekzistonte rezultati i ndeshjes së parë.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën më 16 prill në “Estadi Olimpic Lluis Companys” të Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori