Njerëzit me kapela dhe kostume ishin veshjet e para për shumë atletë. Disa nga burrat ishin aq të trashë sa që nuk mund të paramendohej.

Mirë se vini në Olimpiadën e parë Dimërore, të mbajtur në Chamonix të alpeve franceze, në vitin 1924.

Helmetat dhe pajisjet e sigurisë nuk shiheshin askund. Veshjet e sportistëve ishin 40 vjet larg nga shpikja.

Sajat e para dukeshin si mos më keq dhe shumë të rrezikshme për sportistët, ku edhe shumë shpesh e pësonin keq.

Ishte një lloj olimpiade shumë më e ndryshme me ato të ditëve të sotme.

Në vitin 1924, 258 atletë garuan për 16 medalje të arta ndërsa SHBA-ja u rendit e para në tabelën e medaljeve në saje të 45 të artave dhe 27 të argjendta dhe po aq të bronzta.

Një nga konkurrentët më të njohura ishte norvegjezja, Sonja Henie, e cila ishte vetëm 11-vjeçare. Ajo ishte e fundit, nga tetë pjesëmarrësit, por vazhdoi të fitonte medalje të arta në tre Olimpiadat e ardhshme.

Henie shkoi në Amerikë dhe u bë një yll hollivudian, e cila pati edhe një lidhje me boksierin Joe Louis.

Ekipi me katër persona mbante xhaketa dhe lidhëse, plus kapela të sheshta në kokat e tyre. Gjërat kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë që nga ajo ditë.

Lojërat e sivjetme do të hapen të premten, ku 2,952 atletë nga 92 vende zbresin në PyeongChang të Koresë së Jugut, duke ndjekur 102 medalje të arta.

Skiatori Albin Tahiri: Jam i gatshëm për të dhënë maksimumin në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 Skiatori Albin Tahiri: Jam i gatshëm për të dhënë maksimumin në Lojërat Olimpike Dimërore 2018

Theksojmë se Kosova do të përfaqësohet nga skiatori, që ka bërë karrierë në shtetin slloven, Albin Tahiri. /Telegrafi/