Skiatori Albin Tahiri: Jam i gatshëm për të dhënë maksimumin në Lojërat Olimpike Dimërore 2018
Skiatori Albin Tahiri është sportisti i parë dhe i vetëm kosovar që përfaqëson këtë vit Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat këtë vit mbahen në Korenë e Jugut, me fillim nga data 9 deri më 25 shkurt.
Aktualisht, Albin Tahiri ndodhet në Korenë e Jugut, ku ka nisur trajnimet, për të pasur një përfaqësim sa më dinjitoz të vendit në këto gara.
Gjatë një interviste për Telegrafin, sportisti i njohur ka rrëfyer se si po ecin përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore, sa i entuziazmuar është me këtë rast, dhe si u mirëprit në Kosovë, ditë më parë kur edhe mori flamurin shtetëror nga krerët më të lartë të vendit.
Albin, jeni skiatori që do të përfaqësoni Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore 2018? Sa jeni i entuziazmuar dhe si po ju ecin përgatitjet?
Po jam shumë i entuziazmuar. Po e prisja këtë moment gjithë jetën time, dhe kjo është një pikë kulminante e karrierës sime. Përgatitjet janë duke shkuar të gjitha sipas planit, në këto momente gjendemi në Korenë e Jugut dhe sot kishim provën e parë, dhe e provuam borën e Koresë.
Kosova për herë të parë garon në Lojërat Olimpike Dimërore? Sa ju bënë të lumtur fakti se jeni i pari që do të përfaqësoni shtetin tonë në këto gara?
Jam shumë i nderuar që do të jem atleti i parë i lojërave dimërore olimpike në historinë e Kosovës. Është vetëm hera e parë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e saj.
Ditë më parë ishit në Kosovë, ku edhe iu dorëzua flamuri shtetëror nga presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Si ishte biseda me ta, dhe sa ju dhanë mbështetje?
Ishte kënaqësi të bisedoja me të dytë, dhe të dytë kishin një shpirt atleti. Ne kemi biseduar më shumë për përgatitjet dhe se si po shkon ‘training’-u ynë, por në përgjithësi ishte më shumë si një protokoll. Nuk kemi biseduar ndonjë gjë për mbështetje, sepse është fundi i periudhës përgatitore.
Si ka shkuar udhëtimi në Korenë e Jugut, dhe a jeni i emocionuar tani që garat po afrojnë?
Rrugëtimi ishte i qetë dhe nuk kishim probleme përpos që një çantë e skijave të mia nuk ka arritur ende. Por është në rrugë, kështu që shpresoj ta marrim sa më shpejtë. Mendoj se presioni do të rritet këto ditë, por deri tani jam mjaft i qetë.
Me prejardhje jeni nga Kosova, por prej vitesh jetoni në Slloveni. Si është jeta juaj atje?
Po unë jetoj në Slloveni, po ashtu nëna ime është sllovene. Gjatë kohës që jam rritur këtu, jam mësuar të jetoj në këtë ambient. Tash për tash jetoj në Lubjanë, që është një qytet shumë i bukur, me të vërtet më pëlqen.
Para se të bëheshit skiator, keni qenë dentist. Si ka nisur dashuria për skijimin?
Unë skijoj që nga mosha shtatë vjeçare dhe dentist jam bërë në shtator. Kështu që në fillim isha skiator dhe tani u bëra dentist. Babai im është i apasionuar pas sportit, kështu që ne të gjithë ishim pjesë e sportit, ndërsa unë vendosa për skijimin për shkak se është me të vërtetë një sport i popullarizuar në Slloveni.
Herën e fundit shënuat suksesin tuaj më të madh në karrierën, duke u renditur i 49-i nga 120 konkurrentët në Kampionatin Botëror. Mendoni që këtë herë do të ngjiteni më lart?
Po, mendoj se mund të ngjitem më lart. Synimi im është të hyjë në top 30, por do të isha i lumtur edhe me top 40.
A keni skijuar ndonjëherë në qendrat e skijimit dimëror në Kosovë, dhe çfarë mendimi keni për turizmin dimëror këtu?
Kam qenë një herë në Brezovicë dhe më është dukur shumë i bukur dhe po ashtu ka një pjerrtësi shumë të mirë. Por më duhet të ankohem për infrastrukturën, e që ka nevojë për shumë përmirësime. Po ashtu pak më shumë reklamim do të ishte më mirë. Ne duhet të investojmë më shumë në turizëm dimëror, sepse kemi një mundësi të mirë për të zhvilluar diçka aty.
Si është një ditë e zakonshme e Albinit?
Unë zgjohem shumë herët, ha mëngjes dhe nisem për në ushtrime. Pas ushtrimeve, të cilat zakonisht zgjasin 3-4 orë, më duhet të pastroj skijat e mia dhe t’i përgatit ato për ditën e ardhshme. Pasdite kam ‘training’ fizik ose relaksim, varet nga energjia e mbetur gjatë gjithë ditës.
Albin, faleminderit shumë që pranove ftesën. Për fund, cili do ishte mesazhi yt për të gjithë talentët e rinj në Kosovë, që synojnë të kenë një sukses në të ardhmen në këtë drejtim?
Mesazhi im është: Vetëm ndiqni ëndrrën tuaj dhe kurrë mos u dorëzoni. Nganjëherë ju duket ‘nonsens’ të gjitha gjërat që po i bëni, por në fund do të ju shpërblehet e gjitha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Javier Tebas po bën shkelje të vazhdueshme ndaj klubeve në La Liga – rasti i fundit ka të bëjë me Real Madridin
Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit
Tensione para duelit Fury-Usyk: Babai i Gypsy King godet me kokë një anëtarë të ekipit të ukrainasit
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri
Mesut Ozil me premtim të madh për tifozët e Tottenhamit nëse mposhtin Man Cityn sonte
Luis Enrique i përgjigjet pyetjes për të ardhmen e Mbappes, por në një mënyrë të pazakontë
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen