Livoreka: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Skuadra e Feronikelit për herë të parë në histori të klubit mund ta shkruajë historinë që të shpallet kampion. E gjithë kjo sipas futbollistit, Përparim Livoreka, mund të arrihet vetëm nëse ata qëndrojnë me ‘këmbë në tokë’.
Ai deklaroi se Feronikeli duhet të punojë shumë në këtë periudhë që në pranverë të paraqitet sa më mirë. “Ne kishim një stinor shumë të mirë. E gjithë kjo është arritur fal punës dhe disiplinës së madhe në klub. Por, ne duhet të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’, pasi në pranverë na pret një kampionat shumë i fortë dhe duhet të jemi maksimalisht të përgatitur”, tha Livoreka për Sport Plus.
Sipas futbollistit, Feronikeli nuk ka nevojë për shumë përforcime. “Nuk mendoj se kemi nevojë për shumë për përforcime, sepse këta lojtarë që jemi e kemi arritur këtë sukses. Për të qëndruar në vend të parë kemi përforcuar sulmin me Egzon Gashin dhe Mendurim Hotin që do të na ndihmojnë shumë në këtë aspekt”, deklaroi ai. /Telegrafi/



















































