Liverpooli do t’i përfitojë 20 milionë euro nga ish-mesfushori Philippe Coutinho që e kompletoi në këtë javë huazimin nga Barcelona te Bayern Munich.

Lojtari brazilian dështoi ta tregonte vetën në Camp Nou pas transferimit në janar të vitit 2018 për 150 milionë euro te Blaugranasit nga The Reds.

Si pasojë e këtij rezultati, kampioni i La Liga-së është shumë afër ta shesë Coutinhon edhe pse fillimisht po e largon në formë huazimi te Bavarezët.

Sipas asaj që raporton  AS, gjiganti gjerman është pajtuar me shumën e huazimit dhe me pagën që do t’i ofrojë brazilianit, mirëpo që do t’i paguajnë edhe 20 milionë ekstra.

Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

Kjo shumë e 20 milionë eurove do të shkojë në arkën e Liverpoolit, që në klauzolën e shitjes te Barcelona thuhet se nëse lojtari kalon te ndonjë skuadër tjetër, do të përfitojnë atë vlerë.

Kampioni i Bundesligës thuhet se po shpreson që ta marrë Coutinhon në formë huazimi me të drejtë blerje për 120 milionë euro në verën e vitit 2020. /Telegrafi/