LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mund ta përdorë lojtarin e harruar në një marrëveshje shkëmbimi për yllin e Euro 2024

Liverpooli mund ta përdorë lojtarin e harruar në një marrëveshje shkëmbimi për yllin e Euro 2024

Liverpooli ka marrë një lajm të mirë në përpjekjet e tyre për të transferuar Riccardo Calafiorin me Bolognan që është seriozisht e interesuar për lojtarin e harruar të Liverpoolit i cili mund të transferohet në Itali.

Arne Slot po përgatitet për sezonin e tij debutues tek Liverpooli, ndërsa klubi anglez ende nuk ka kompletuar ndonjë transferim.

Lverpooli me shumë gjasë nuk do të nxitojë në këtë afat kalimtar, por tashmë janë lidhur me një transferim të mundshëm të sensacionit italian Riccardo Calafiori, përkundër faktit që Juventusi po udhëheq garën për transferimin e tij.


Calafiori ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar deri më tani në Euro 2024, veçanërisht për tifozët anglezë të cilët nuk kishin pasur njohuri paraprake për yllin italian.

Liverpool rikthehet për sulmuesin e Real Madridit që shënoi gol të mrekullueshëm në Euro 2024
Lexo po ashtu Liverpool rikthehet për sulmuesin e Real Madridit që shënoi gol të mrekullueshëm në Euro 2024

Mbrojtësi i Bolognas ishte i shkëlqyeshëm në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Kraocisë ndërsa pati paraqitje të mirë edhe ndaj Spanjës, ndonëse shënoi autogol.

Sipas Daily Mail, Bologna është shumë e interesuar për transferimin e Sepp Van Den Berg si një zëvendësim direkt të Calafiorit në rast largimi.

Liverpooli e vlerëson mbrojtësin rreth 20 milionë euro pas sezonit të tij impresiv në formë huazimi tek Mainzi, aty ku pati 33 paraqitje duke shënuar tre gola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois kritikon bashkëlojtarët, teksa bën një deklaratë të çuditshme pas humbjes së thellë nga PSG-ja

Courtois kritikon bashkëlojtarët, teksa bën një deklaratë të çuditshme pas humbjes së thellë nga PSG-ja

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit që luajti në humbjen ndaj PSG-së arrin marrëveshje për t'u larguar nga klubi menjëherë pas ndeshjes

Ylli i Real Madridit që luajti në humbjen ndaj PSG-së arrin marrëveshje për t'u larguar nga klubi menjëherë pas ndeshjes

Ligat tjera
Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Pas turpërimit nga PSG, tifozët e Real Madridit duan që një lojtar të shitet sa më parë

Ligat tjera
Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Përgjigja e sikletshme e Ronaldos kur u pyet nëse Carragher ishte një nga mbrojtësit më të fortë me të cilët është përballur ndonjëherë

Përgjigja e sikletshme e Ronaldos kur u pyet nëse Carragher ishte një nga mbrojtësit më të fortë me të cilët është përballur ndonjëherë

La Liga
Nis Kampionati Evropian i Esports në Kosovë - 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës

Nis Kampionati Evropian i Esports në Kosovë - 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës

Kalo në kategori