LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli fitues i Superkupës së Evropës, mposht Chelsean pas penalltive

Liverpooli fitues i Superkupës së Evropës, mposht Chelsean pas penalltive
Liverpool duke festuar fitoren . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli dhe Chelsea zhvilluan një ndeshje të bukur në Superkupën e Evropës, ku nuk munguan golat dhe rastet e shumta të shënimit.

Koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa vazhdimet 2-2, duke bërë që penalltitë ta vendosin fituesin, e që në fund i buzëqeshën Liverpoolit (5-4).


Rastin e parë në ndeshje e kishte Mohamed Salah, por që gjuajtja e tij u prit nga Kepa Arrizabalaga. Top shkon në goditje këndi pas intervenimit të spanjollit.

Chelsea u kundërpërgjigj me Pedron në minutën e 22-të, por që goditi shtyllën me një goditje të fuqishme. Fat për Liverpoolin.

Liverpool – Chelsea . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Virgil van Dijk me kokë e provoi fatin, po as ky nuk shënoi.

Goli i Chelseat erdhi në minutën e 38-të, kur Olivier Giroud mori një pasim të bukur nga Christian Pulisic dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Giroud . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Të besuarit e Frank Lampard nuk u ndalën dhe arritën të shënon edhe një herë me Pulisic, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpooli, që e futi në lojë Roberto Firminon.

Ishte minuta e 48-të kur ndeshja u barazua. Braziliani Firmino pasoi te Sadio Mane i cili në portën e zbrazët shënoi për 1-1.

Pas dy minutash Liverpooli ka mundur të kalojë në epërsi, por goditja e Fabinhos shkoi ngjitur me shtyllën.

Liveropooli kishte më shumë nga loja në pjesën e dytë edhe pse Chelseat iu anulua edhe një gol për pozitë jashtë loje.

Sadio Mane . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Më minutat 75 dhe 76, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah, kishin rastet e tyre, por Kepa Arrizabalaga ishte në vend.

Chelsea rrezikoi në minutat 80 dhe 82. Madje Mason Mount shënoi, por ishte në pozitë jashtë loje. Pedro pas tij humbi rast të mirë.

Gjyqtarja e ndeshjes Stephanie Frappart akordoi vetëm dy minuta lojë shtesë, por që nuk pati gola deri në fund.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Vazhdimet dolën të jenë të zjarrta, pasi golat nuk munguan, ndërsa rastet ishin të shumta.

Pas një loje të bukur mes Firmino dhe Sadio Mane, ky i fundit e gjeti rrjetën për të shënuar për 2-1. Zhvillohej minuta e 95-të.

Por Chelsea nuk u dorëzua dhe shpejt e gjeti barazimin.

Blutë fituan penallti dhe nga pika e bardh i saktë doli të jetë, Jorginho.

Jorginho . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pjesa e parë e vazhdimeve u mbyll 2-2.

Në pjesë e dytë të vazhdimeve, nuk kishte më gola dhe fituesi u desh të vendosej në penallti.

Liverpooli ishte më i mirë në fund duke fituar 5-4 .

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori