Naim Qelaj është avokat i KF “Liria”.Pas mbajtjes së Kuvendit të klubit me 15 janar të këtij viti, nga ku doli Bordi i ri në krye me Mirsad Çollakun, vazhdojnë risit te klubi ‘bardhezi’.

“Me qëllim të përmbushjes së gjitha zbrazëtirave dhe avancimit të punës në të gjitha fushat, kemi angazhuar për klubin avokat. Është ky z.Naim Qelaj që vullnetarisht do të përfaqësoj KF “Liria” në të gjitha çështjet që klubi do të ketë nevojë në të ardhmen. Bordi e vlerëson shumë këtë përkushtim të tij. Presim që edhe autoritete tjera të ndjekin shembullin e avokatit. Liria është e të gjithëve”, ka thënë kryetari i klubit, Mirsad Çollaku.


Naim Qelaj, është avokat që tashmë ka bërë emër jo vetëm në qytetin e Prizrenit. Ai, fillimisht, për katër vite ka punuar si njëri nga udhëheqësit e shërbimit juridik në kuadër të KMDLNJ-së. Ndërsa, si avokat punon tash e 6 vjet.

Ai, është ambicioz në punë, por shquhet me modestinë e tij.
“Më ka propozuar për avokat të KF “Liria”, Bashkim Kajdomçaj, me të cilin kemi punuar gjatë në KMDLNJ, e që më pas kemi ruajtur raportet të shkëlqyera mes nesh. Në asnjë çast nuk kam hezituar. Liria është një emër i madh. Kam një obligim qytetar ndaj qytetit dhe klubit, pasi Liria është e të gjithëve. Andaj, punën time do ta bëjë pa asnjë kompensim material .Do të mundohem të jap më të mirën për KF “Liria” që fatbardhësisht kohët e fundit po vërehen ndryshime pozitive”, ka thënë Qelaj për ueb faqen e klubit prizrenas. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app