LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi thotë se vetëm një lojtar me të cilin ka luajtur “e njeh në perfeksion”

Lionel Messi thotë se vetëm një lojtar me të cilin ka luajtur “e njeh në perfeksion”

Lionel Messi tashmë ka krijuar një mirëkuptim të veçantë me shokun e skuadrës së Inter Miami, Robert Taylor, por ka vetëm lojtar që e njeh atë “në përsosmëri” sipas vetë argjentinasit.

Taylor asistoi golin e dytë të Messit në ndeshjen e tij të parë si titullar kundër Atlanta United, ndërsa argjentinasi ia ktheu favorin me një pasim të bukur për të vulosur edhe ky një dy golësh.


Për golin e parë Messi u fiksua në një pasim të përsosur nga bashkëlojtari i vjetër i Blaugranave, Sergio Busquets, ndërsa ai gjithashtu kishte një marrëdhënie të mrekullueshme me metronomët e mesfushës Xavi dhe Andres Iniesta.

Por, bashkëlojtari vërtet telepatik i Messit tani i është bashkuar atij në stadiumin DRV PNK dhe do ta ndihmojë atë të prodhojë edhe më shumë magji.

Messi vazhdon mbretërimin te Interi Miami, shkëlqen me dy gola dhe një asistim në ndeshjen e fundit
Lexo po ashtu Messi vazhdon mbretërimin te Interi Miami, shkëlqen me dy gola dhe një asistim në ndeshjen e fundit

Jordi Alba është njeriu me të cilin Messi ka atë raport të pakrahasueshëm dhe ai është bërë legjenda e tretë e Barçës që i bashkohet ekipit të David Beckham.

Në madhështinë e tyre te Barca, të dy u kombinuan në një efekt shkatërrues. Messi futej rregullisht brenda dhe vërente menjëherë lëvizjen e mbrojtësit të majtë dhe shpeshherë përfundonin aksione të përsosura me gol.

Alba nuk e kishte asnjëherë problem ta gjente Messin dhe më total ai asistoi në 23 nga 672 golat e Messit për Barçën, me vetëm pesë lojtarë përpara tij në listë.

“Jordi Alba më njeh në përsosmëri. Ai e di se kur do t’i jap një pasim pa pamje. Unë kam një lidhje të veçantë me të”, ka thënë Messi për Catalunya Radio.

Ndryshe, Messi dhe Alba nuk janë lidhur në fushë për një kohë, por spanjolli është stërvitur me mikun e tij dhe kolegët e rinj për herë të parë pas nënshkrimit të një kontrate deri në sezonin 2024 të MLS.

Ai nuk ka gjasa të përfshihet në ndeshjen e raundit të 32-të të Ligës kundër rivalëve të Floridës, Orlando City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori