LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t’i bashkohet Inter Miamit në MLS

Lionel Messi refuzon ofertën marramendëse të Al-Hilal, do t’i bashkohet Inter Miamit në MLS

Legjenda argjentinase, Lionel Messi do t’i bashkohet skuadrës amerikane nga MLS, Inter Miami, pas largimit të tij nga kampioni francez Paris St-Germain.

Reklama

Sipas BBC Sport, ish-lojtari i Barcelonës do të refuzojë një ofertë më fitimprurëse nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal për t’iu bashkuar klubit nga MLS.

Në fakt është edhe gazetari i afërt me Barcelonën, Guillem Balague, i cili ka konfirmuar destinacionin e ri të Messit.

Marrëveshja me Inter Miamin përfshin bashkëpunimin nga marka të njohura si Adidas dhe Apple.

Sulmuesi 35vjeçar fitoi çmimin për lojtarin më të mirë në botë shtatë herë, dhe pritet ta fitojë atë më vonë këtë vit pas suksesit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kjo është hera e parë që ikona e Barcelonës, Messi, luan jashtë Evropës.

Messi u lidh edhe me një rikthim te Barcelona, por si duket ideja për të luajtur në MLS e ka joshur më shumë dhe argjentinasin mund ta shohim në Camp Nou vetëm në rast huazimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez ka një lajm të keq për Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit

Florentino Perez ka një lajm të keq për Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit

La Liga
E do Barcelona - por Savinho ëndërron të luajë për gjigantin anglez

E do Barcelona - por Savinho ëndërron të luajë për gjigantin anglez

Premier League
Real Madridi ka gati zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi ka gati zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Rafa Benitez lavdëron Xavin për një gjë që e bën shpesh

Rafa Benitez lavdëron Xavin për një gjë që e bën shpesh

La Liga
Mirlind Dakut ia kërkon fanellën tifozi në gjuhën shqipe - sulmuesi ndihet i emocionuar

Mirlind Dakut ia kërkon fanellën tifozi në gjuhën shqipe - sulmuesi ndihet i emocionuar

Ligat tjera
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Kalo në kategori