LAJMI I FUNDIT:

Lily Allen kritikon vendimin e Beyonce, për të bërë albumin “Cowboy Carter” në zhanrin ‘country’

Lily Allen kritikon vendimin e Beyonce, për të bërë albumin “Cowboy Carter” në zhanrin ‘country’

Lily Allen me sa duket e ka kritikuar albumin e ri të Beyonce-s, “Cowboy Carter”, duke e quajtur atë ‘të llogaritur’ dhe ka vënë në pikëpyetje pse zgjodhi të bënte ‘cover’ këngën Jolene të Dolly Parton.

38-vjeçarja vendase në Londër, i bëri këto komente në podcastin e saj të “BBC Sounds Miss Me?” Të enjten me bashkë-prezantuesen Miquita Oliver, teksa diskutonin për përpjekjen e superyllit 42-vjeçare në një zhanër të ri.


Vokalistja e “Air Balloon” tha se ajo ndjeu se tranzicioni i Beyonces në muzikën ‘country’ e quajti atë si ‘të llogaritur’, duke u nisur nga fjalimi i bashkëshortit të saj Jay-Z në “Grammys” duke kritikuar organizatorët që kurrë nuk i dhanë çmimet për albumin më të mirë, shkruan DailyMail.

“Mendoj se ka qenë mjaft e llogaritur” tha vokalistja e “Fear”. “Ndihem sikur kur Jay-Z u ngrit në “Grammy”, ishte pjesë e kësaj fushate.

“Ishte para se albumi të dilte apo edhe të shpallej dhe ajo kishte veshur parukën bionde dhe një kapele kauboj.”

Artistja e nominuar për “Grammy’ tha se veprimet u ndërmorën në një përpjekje përfundimisht të suksesshme për të ‘sfiduar institucionin’, duke vënë në dukje se Beyoncé ‘është gruaja më e dëgjuar në muzikën ‘country’.

Allen tha se Beyonce kishte marrë një rrugë të shkurtë për të mbuluar mega-hitin e Dolly Parton të vitit 1973, “Jolene”, një hit i madh që ka një vend në listën e Rolling Stone të 500 këngëve më të mira të të gjitha kohërave.

“Është një gjë mjaft interesante të bësh kur përpiqesh të trajtosh një zhanër të ri dhe zgjedh këngën më të madhe në atë zhanër”, tha Allen. “Dua të them që bëni atë që dini, Beyonce.” /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori