Liga Total: Triumfojnë Bajrami dhe Avni Ita

SUPERLIGA
Nivela pësoi humbjen e parë sezonale ku përballë rivaleve direkt të Avni Ites u mposht me rezultat 3-0. Narcist Alibegu shënoi një dopietë për fitoren e madhe të ekipit nga Sllovia. Fitore me rikthim shënoi Bajrami falë super Agon Ramadanit që shënoi dy gola vendimtarë. Akllapi ishte në epërsi 2-0 në fillim, por në fund Bajrami fitoi sfidën 2-3.
Sfida tjetër derbi ishte ajo mes Standard Benz dhe Venezias që u mbyll në barazim 1-1 ku të dy ekipet ndan pikët. Gumnasella fitoi tre pikë nga sfida me Gllogovcin 4-3, ndërsa edhe Nipat e Dajës fituan këtë javë ndaj Besës 7-3. Fitore minimale por më shumë vlerë shënoi Valentino Caffe ndaj Blendi Center me golin e vetëm të Rexhep Podvorices. Këtë javë fitore shënuan Termax dhe Mobi Shop Gaxha. Termax mposhti 4-2 Gadimën, ndërsa Mobi Shop Gaxha mposhti 4-1 Xhaminë e Magurës. Skuadra e Sllovisë po vazhdon me formë të dobët pasi që edhe këtë xhiro nuk mori pikë, ku në sfidën me Europlast u mposht me rezultat 6-1.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E PARË
Në Ligën e parë derbi i madh mes Relux dhe Ardeno Meshkurtit i takoi Reluxit që fitoi 4-2 edhe pse ishte në disavantazh prej 0-2. Ndërsa, me fitore dhe kryesim në tabelë vazhdoi Flaka që mposhti 2-0 Rubofcin me super Adnan Haxhollin që shënoi dopietë në këtë takim. Smallusha sërish i falet këmbëve të Shqiprim Kelmendit që i dha tre pikë ekipit të tij në sfidën ndaj Muhagjerve 1-0.
Këtë javë Restaurant Shpella nuk fitoi dot duke u ndalur në barazim 1-1 ndaj Dardaneve që duken mjaftë të fortë këtë edicion. Fitore shënoi dhe Dreni 4-2 ndaj Olimpic Fitnes, ndërsa Amico Caffe triumfoi 4-3 ndaj Venezia 2. Këtë javë fitore shënoi dhe Besa nga Sllovia 7-2 ndaj të sapoinkuadruave në ligë FC Star Caffe. Fitore 3-1 shënoi Gadimja e Epërme ndaj Spartes, ndërsa pikët i ndan Qullt me Minatorin që barazuan 2-2.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E DYTË
























































