SUPERLIGA

Nën-kampionin i Ligës Total, Standard Benz u mposht 5-3 nga Nipat e Dajës që luajtën një ndeshje perfekte në këtë takim me Hivzi Ahmetin që bëri debutimin e tij. Ndërsa, në barazim 2-2 u ndal Avni Ita nga Sllovia që nuk mori më shumë se një pikë ndaj Blendi Center. Kjo ishte një sfidë shumë e fortëdhe e luftuar deri në atomin e fundit. Një nga sfidat më të bukura të javës ishte ajo mes Akllapit dhe Mobi Shop Gaxhes e cila dhuroi përmbysje rezultatesh ku nga 3-0 Akllapi u rikthye dhe barazoi gjithçka në fund në 3-3. Këtë javë bindën yjet e Bajramit nga Banulla që fituan 4-0 me super Agon Ramadanin që shënoi të katër golat e takimit. Për Bajramin debutoi dhe Isuf Llumnica.


10329212 423911197789992 7722689270800402698 n

Me fitore vazhdoi Nivela që shashtrisi me rezultat 8-1 Sllovinë, ndërsa piket i ndan Gadimja dhe Gllogovci që barazuan 5-5 në një ndeshje tejet dramatike. Fitore bindëse shënuan Venezia dhe Gumnasella. Venezia mposhti 6-0 Xhaminë e Magures, ndërsa Gumnasella mundi 5-0 Besën. Pikët e plota i morri dhe Valentino Caffe ndaj Termax-it me rezultat 1-0.

Tabela dhe golashënuesit:

GOLASHENUESIT(1)

LIGA E PARË

Në Ligën e Parë rezultatet nuk pati shumë befasi. Ardeno Meshkurti mundi 4-2 Venezia 2, ndërsa 4-1 triumfoi Relux ndaj Professional Electros. Qullt po vazhdojnë me fitore edhe këtë xhiro. Ata mposhtën minimalisht 1-0 Muhagjerët. Fitore klinike shënoi dhe ekipi i Dardaneve qe triumfoi 2-0 ndaj Minatorit që assesi nuk po këndellet në këtë fillim të sezonit.

10350621 423929631121482 6033622914912996298 n


Formë fantastike po tregon Smallusha që vazhdoi me fitore dhe këtë herë mposhti 6-1 Olimpic Fitnesin. Rubofci u tregua më e fortë ndaj Drenit duke i marrë tre pikët me fitoren 3-1 ndaj tyre, sfidë në të cilën Dreni ishte pa fat. Plot tetë gola i shënoi Flaka kundërshtarit të tyre FC Amicos, ndërsa pikë të plota mori edhe Restaurant Shpella që fitoi 5-2 ndaj Besa Sllovisë.

Tabela dhe golashënuesit:

GOLASHENUESIT 1(1)

Rezultatet dhe tabela e Ligës së Dytë:  

GOLASHENUESIT 2

telegrafi sport app