SUPERLIGA

Eksimori fitoi me një ‘manita’ ndaj Mobi Casas 5-0 dhe kështu marrin kreun e tabelës me nëntë pikë të grumbulluara nga tre xhirot e para. Javën e ardhshme Eksimori do të ballafaqohet me FC Bajramin e Lipjanit në Pit Power Champions League. Fitore kanë shënuar dhe kampionet aktual, AllStars Calabria, që kanë mposhtur thellësisht 7-2 Tulipanët. Skuadra e Driton Dautit ishte efikase në këtë takim që nga minuta e parë. Këtë javë u befasua Besi Restaurant Xixa që u mposht 0-1 nga Gjilano 06, ndërsa Selishta dhe Fatbardhi zhvilluan kryendeshjen e javës, e cila i takoi ekipit të kuq të Fatbardhit me rezultat 1-2. Sfida pati shumë tifozë dhe momente emocionuese.


tifoz

Fitore shënuan dhe Doberqani e EuroFisi. Doberqani i Naser Arifit mposhti 3-1 Gadishin, ndërsa EuroFisi mposhti 3-2 ProGrisin. Ndërsa, 1-3 përfundoi ndeshja mes Beestoners dhe Poneshit në të mirë të këtyre të fundit. Shumë gola pati në sfidën mes Keramikes dhe Rinorit, e cila përfundoi me rezultat 9-4 në të mirë të Keramikës, ndërsa B-ing Construction mposhti 3-2 Kamagren për të marrë tre pikë me shumë vlerë.

superliga(2)

LIGA E PARË

Në Ligen e Parë FC 2 Prilli fitoi 3-0 ndaj Bujanës, ndërsa J.E.K barazoi 3-3 me CenterTown në njërën ndër sfidat më interesante të javës. Të gjitha rezultate e kësaj lige do i gjeni në tabelën e mëposhtme së bashku me renditjen tabelare të tyre. /Telegrafi/ 

11133915 788627524554277 1675135279281646807 n

telegrafi sport app