Big Eagle Cup

Laçi ka arritur ta mposhtë skuadrën e vetme të Ligës së Dytë që kishte mbetur në Big Eagle Cup, Stargraf, me rezultat komod 2-0. Laçi u tregua më kompakte në këtë takim duke marrë biletën për në gjysmë finale.


Ndeshja derbi ndërmjet Elektring dhe Pit Power Negenet në kuadër të Kupës së Ligës në kohën e rregullt përfundoi pa gola, me një lojë e cila u karakterizua më shumë ndërprerje, dhe herë-herë edhe më disa momente tensioni, ndërsa fituesi u desh të përcaktohej nga goditjet e penaltive. Nga pika e bardhë, më të saktë u treguan Elektring duke fituar me rezultat 5-4.

foto e Big Eagle Cup

Skuadra që ka befasuar me paraqitje të shkëlqyera në Big Eagle Cup, është FC Galaxy e cila ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale duke e mposhtur një nga favoritët kryesore të Kupës, Restaurant Arxhendin. Galaxy luajti një ndeshje të madhe, duke kaluar plotë katër herë në epërsi, por që nuk arrinte ta mbante këtë avantazh më shumë se një minutë. Gjithsesi, në kohën e rregullt skuadrat u ndan baras me rezultat 4-4, ndërsa nga goditjet e penaltive, Galaxy e siguroi kualifikimin duke fituar 3-1 pasi u treguan më të saktë nga pika e bardhë.

Galaxy në raundin e radhës takohet më Dental e cila poashtu u kualifikua tutje duke e mposhtur skuadrën e Guri M me rezultat 5-1 . Pjesa e parë e këtij takimit përfundoi më rezultat 1-1, ndërsa në fraksionin e dytë, Dental mori lojën në kontroll duke dominuar me raste dhe posedim të topit dhe më meritë arriti të realizojë katër gola të tjerë, dhe kështu hyri në mesin e katër skuadrave më të mira të Big Eagle Cup.

Në gjysmëfinale të Big Eagle Cup takohen:
Laçi - Elektring
Galaxy - Dental

Lojtarët më të dalluar të këtij raundi në Big Eagle Cup:

bgrez

Liga e Tretë

Java e 18-të në Ligën e Tretë solli disa ndeshje interesante të cilat dhuruan futboll të bukur dhe shumë atraktiv. Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, ajo mes Festës dhe Momo Bar u mbyll më rezultat të barabartë 2-2. Dy skuadrat dhuruan lojë shumë të bukur por në fund u desh të ndaheshin të kënaqura me nga një pikë. Fitore shumë të rëndësishme arritën Surqina dhe Fabefa të cilat fituan ndaj Rinisë, respektivisht Elektroplastit, ndërkaq Termo Rosha dhe Vikings u ndan më barazim 3-3.

Ndeshja e cila u konsiderua si derbi i javës në Ferizaj, Pleshina - Unioni, përfundoi me një fitore të lehtë për Unionin, e cila arriti ta mbyllte këtë takim qysh në pjesën e parë, pasi realizoi gjashtë gola, ndërsa në pjesën e dytë, yjet e Unionit e mbyllen takimin duke realizuar edhe katër gola të tjerë për fitoren 10-2. Ferplast dështoi përball Diti Balaj që zhvilloi një ndeshje mjaftë të bukur, dhe me përpikshmëri arriti të marrë pikët e plota duke shfrytëzuar gabimet e skuadrës së Ferplast.

foto liga e trete

Fitore arriti edhe Big Eagle e cila mposhti Capllanin më rezultat 3-1, ndërsa Nikadini fitoi më rezultat zyrtar pasi skuadra e Komunës nuk udhëtoj fare në këtë takim. Java u mbyll më fitoren e Talinocit ndaj Elites. Me këtë humbje Elita zbret në pozitën e 9-të në tabelë, ndërsa Talinoci mbetet në pozitën e 13-të me 22 pikë.

Me poshtë rezultatet, tabela , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë:  

me te miret e liges se trete

telegrafi sport app