Liga Pit Power: Fitojnë favoritet, befasohet Shqiponja

Big Eagle Cup
Pit Power Negenet fitoi me lehtësi ndaj Orex duke e mposhtur 9-2, ndërsa Arben Muqaku me qetësinë dhe klasin e tij dhuroi spektakël në këtë fitore. Fitore mëse të merituar arriti edhe Elektring duke e mundur Produkt Market me rezultat të bindshëm 6-0. Më keq nuk kaloi as Gama, e cila u dorëzua në kupën e ligës duke pësuar 2-7 nga Restaurant Arxhendi, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive biletën kualifikuese e fituan edhe Stargraf, Guri M dhe Laçi. Laçi ndoshta arriti fitoren më të vështirë, pasi arriti të ndalte njërën nga favoritet e Big Eagle Cup, Fc Termo Lulin.
Skuadra simpatike e kategorisë së tretë, Galaxy ka zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme dhe në këtë mënyrë ka arritur ta befasojë Shqiponjën, të cilës ia bëri "përhajër" humbjen e parë në Pit Power Liga Total. Edhe pse pësuan disfatë dhe që i kushtojë me eliminim nga kupa, lojtarët e Shqiponjës treguan sportivitet duke uruar kundërshtarët e tyre.
Më të dalluarit e Big Eagle Cup
Rezultatet e Big Eagle Cup
Liga e Tretë
Pas afatit kalimtar të transfereve në Ligën e Trete, skuadrat arritën të bënin përforcime të ndryshme dhe menjëherë në këtë javë disa skuadra dhanë rezultate të mira. Rinia arriti fitoren e tretë kampionale duke mposhtur Capllanin 6-2, dhe kjo fitore i jep shpresë për rezultate të tjera, ndërsa Capllani mbetet ende në pozitat e ulëta të tabelës. Fitoren e tretë këtë javë e regjistroi edhe Termo Rosha e cila mposhti FL ET Group(6-4), ndërkaq Nikadini dhe Big Eagle barazuan 1-1 në një ndeshje interesante.
Momo Bar ka humbur derbin ndaj Elites me rezultat të thelë 2-8, në një ndeshje ku shkëlqeu për skuadrën e tij si gjithnjë, Egzon Dullovi, me golat e tij të cilët ndihmuan skuadrën të ngritët në pozitën e pestë në tabelë. Festa ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali mjaftë të fortë si Shkendija. Ndeshja ishte mjaft e fortë dhe e balancuar por që skuadra e Mendim Sojevës u tregua më e saktë, duke marrë një tjetër fitore me rezultat të ngushtë 3-2, ndërsa në anën tjetër Surqina ka marrë një goditje të fortë duke pësuar humbje 2-3 nga Ferplast. Kjo disfatë i humb edhe më shumë shpresat kësaj skuadreje, ndërsa Ferplast i afrohet shumë pozitave të play-off.
Me fitore këtë javë vazhduan edhe Pleshina dhe Unioni SHPK të cilat me pak problem, arkëtuan pikët e plota duke mposhtur Elektroplast ,respektivisht Talinoci M. Java e 16-të në këtë ligë u mbyll me fitoren e Fabefas, e cila fitoi ndaj skuadrës së fundit në tabelë ,Ben Com – D me rezultat 9-3.
Më poshtë i gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë.

























































