Liga Pit Power Ferizaj: BBF Company, Arxhendi dhe Eskavatori në top formë

SUPERLIGA
Se kjo javë ishte e paparashikuar u vërtetua që në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje kur Komogllava u ndal me barazim 1-1 ndaj Elektroplast, ndërsa menjëherë pas këtij takimi u zhvillua derbi i javës ndërmjet Arxhendi & Brendi Company dhe Unioni SHPK e cila përfundoj me fitore më se të merituar nga Arxhendi me rezultat 4-1. Shpejtim Muhaxheri ishte me i miri në këtë takim duke shënuar tre golat e fitores në pjesën e parë.
Termo Luli merr kryesimin e tabelës me 9 pike pas fitores 3-1 ndaj Laçit, ndërkaq Shqiponja e deklasoi Guackën duke e mundur 5-0 me një nga rezultatet më bindëse te javës. Pikët e para i arritën edhe Vetëvendosje dhe United që fituan ndaj Nderimit, respektivisht Lloshkobarës. Takimi tjetër i rëndësishëm mes Elektring dhe Orchide & Sëiss Plus u mbyll me barazim 1-1, ndërsa Maestro u tregua e saktë ndaj Termos duke fituar 3-0.
Një nga ndeshjet më të bukura të kësaj jave ishte fitorja e Eskavatorit ndaj Dental. Skuadra e Sadat Ryshës e deklasoi me lojë dhe gola skuadrën e Dental & Palloshi Trade. Muhabi Bushi dhe Kastriot Bytyqi treguan formë të lart duke shënuar 5 gola në fitoren prej 7-3, ndërsa në anën tjetër BBF Company iu rikthye avazit të vjetër duke fituar me lojë të bukur atraktive dhe rezultat bindës. Të dielën fitoi 8-2 ndaj Victoria & Sllatina Poshtme, duke u ngritur në pozitën e dytë, me 7 pikë, ndërsa Victoria ka vetëm një pik në tri ndeshje.
LIGA E PARË
Edhe në Ligën e Parë kishte takime interesante. Termo Rosha vazhdoi me fitore edhe pas javës së trete duke mundur Al-Beni Plast (7-5). Fabefa u rikthye nga disavantazhi i pjesës së parë për ta fituar takimin ndaj Labinotit 3-1. Fitore duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë arriti edhe Pleshina e cila mposhti Shkëndinë 4-3, ndërsa Gama deklasoi 5-0 Colo Colon duke realizuar fitoren e parë pas dy barazimeve. Te Iriqi nuk po arrin të këndellët assesi këtë sezon dukë pësuar disfatën e tretë me radhë. Këtë jave u mposht 3-1 nga Elita dhe kështu mbetet ende pa pikë në tabelë, ndërsa Elita ka 7 pikë pas tri xhirove. Festa u djersit shumë për të marrë pikë të plota në sfidën me Zy-Na&Biodent, ndërsa Sojeva Adidas nuk gaboi përballë Unionit duke ja shkaktuar humbjen e parë këtë sezon.
Derbi i javës ishte ai mes Balaj dhe Mercedes Benz Isa Service që përfundoi me fitoren e Balaj me rezultat 4-1. Endi Sadiku u tregua më i miri në fushë duke ndihmuar që skuadra e tij të marr fitoren e tretë këtë sezon që e bën skuadrën e Balaj favorit absolut në Ligën e Parë.
Liga 2A dhe 2B
Në ndeshjet e Ligës së Dytë u zhvilluan disa takime të bukura. Në Grupin A, veçohet derbi ndërmjet FC One ndaj Doni Fruits që përfundoi me golin e vetëm te shënuar nga Florim Ibrahimi për skuadrën e One, ndërsa me pikë maksimale edhe pas javës së tretë vazhduan edhe Big Eagle dhe Sprint duke mposhtur PurePoëer dhe Reklama Korosa. Për Big Eagle Liridon Bajrami tregoi paraqitje të mira duke shënuar het-trik, ndërsa tek Sprint pritjet e portierit Visar Ramadani ishin poashtu shumë të rëndësishme në fitoren e skuadrës se tij. Pikët e para të plota i morri edhe Akademia e cila po tregohet skuadër mjaftë e organizuar dhe tani ka 4 pikë në tabelë.
Ndërsa, në Grupin B u zhvilluan dy ndeshje derbi shumë interesante. Qielli fitoi me shumë mund ndaj Gremës në ndeshjen më të bukur të këtij grupi, ku goli i Emin Hoxhes u tregua vendimtar në qastet e fundit për rezultatin përfundimtar 4-3. Goli vendimtar shënoi edhe Diellon Ademi i cili ia siguroi fitoren IKS - Comunication, e cila e mposhti Manin 3-2. Qunat fituan ndaj Fifloar 5-2, ndërkaq Ujqit shënojnë edhe fitoren e tretë me radhë duke mposhtur N'Cosh 6-3. Derbi tjetër ishte ai mes Gerlicës dhe Komunës që u mbyll me barazim 2-2, ndërsa Besi-Fas deklasoi Hashant duke i mposhtur 12-4. Në këtë fitore të thellë Taulant Buja realizoi hiq më pak se 7 gola, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë momentalisht në këtë grup me 10 gola pas tri xhirove. /Telegrafi/

























































